“Projekti ka nisur si interesim nga ana e investitorëve në vitin 2023, 3 vite përpara, bashkë me Sazan, dhe qëndrimi ynë ka qenë, Sazani është tokë publike, ka qenë një dëshirë dhe ambicje e kahershme dhe e qeverive të tjera për ta kthyer në atraksion turistik. Ne jemi gatshëm të punojmë me ju por kini parasysh që ajo tokë nuk shitet, dhe duan që shteti shqiptar të jetë palë ortake. Qeveria e kryeministrit tuaj që e keni votuar dhe sot duke ju bashkuar zemëratës e konsideroni tradhtar dhe të korruptuar. Për projektin e Zvërnecit kemi thënë duhet të shihni pronat dhe pronarët pasi ne nuk kemi tokë shtet aty, dhe copëza që mund të jenë shtet mund të jenë të papërfillshme për ambicjen tuaj, kështu që merruni me pronarët.
Ju e dini mirë kush janë investitorët e interesuar se e di gjithë bota. Bota e mbarë flet për këtë projekt për shkak të njeriut që e ka promovuar, Jared Kushner, por bota ka hesape për të larë dhe ka luftërat e veta për të bërë, prandaj dhe projekti që se ka dalë fjala në mediat amerikane dhe europiane për të gjetur gjilpëra në kashtë, e prandaj investitorët kanë angazhuar ekselencën botërore në arkitekturë e mjedis.
Administrata shqiptare ka mbrojtur interesin e vendit dhe kemi bërë detyrën jo thjesht proceduarialisht dhe patriotikisht. Mos shihni imazhe pallatesh për projektin, ku i keni parë ato? Projekti i vjetër është kthyer mbrapsht nga qeveria. I kemi thënë duam standarte të larta, duam më shumë për ju dhe për veten. Negociatat me pronarët, te ato nuk futemi dot, ne jemi të fokusuar te Sazani për të cilin akoma nuk kanë përfunduar negociatatat. Leja e zhvillimit ka të bëjë me rrethimin e pronës, por kjo nuk është leje ndërtimi”
vijon…
