Gjatë seancës plenare të kësaj të enjte, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka rrëzuar kërkesën e deputetit Gazment Bardhi për një interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, lidhur me çështjen e ministres Belinda Balluku.

Peleshi arsyetoi refuzimin duke theksuar se çështja është aktualisht nën shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese dhe se çdo tentativë politike për të nxjerrë një vendim para se të ketë një vendim të këtij institucioni mund të ndikojë në procesin ligjor.

“Kërkesa nuk duhet pranuar, sepse çështja është nën hetim në Gjykatën Kushtetuese. Çdo përpjekje për të nxjerrë një vendim politik, para se të jepet vendimi kushtetues mund të ndikojë te ligji. Argumentet i kam parashtruar në shkresën e paraqitur më herët,” ka deklaruar Peleshi gjatë prezantimit të rendit të ditës.