
Policia e Shtetit bën të ditur se një 44-vjeçar është ekstraduar nga Italia në Tiranë.Shtetasi shqiptar Roland Martinaj është arrestuar nga autoritet e Varezes së Italisë për shkak të urdhrit ndërkombëtar që kishte ndaj tij.
“Më datë 27.03.2013, ky shtetas, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka tentuar të kalojë drejt Italisë, me kamion, nëpërmjet Portit të Durrësit, një sasi prej 61 kg kanabis”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë
Falë bashkëpunimit të suksesshëm mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës kapet dhe ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë një shtetas shqiptar.
Si rezultat i këtij bashkëpunimi është ekstraduar drejt vendit tonë shtetasi R. M., 44 vjeç.
Shtetasi R. M. është arrestuar nga autoritetet policore në Vareze, Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Krimeve të Renda Tiranë, me vendim nr. 06, datë 17.01.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Më datë 27.03.2013, ky shtetas, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka tentuar të kalojë drejt Italisë, me kamion, nëpërmjet Portit të Durrësit, një sasi prej 61 kg kanabis.