“E kombinuar me desinformimin, që mund të arrijë vetëm injoranca e kombinuar me manipulimin. Që mund ta arrijë vetëm keqdashja ndaj këtij vendi, e kombinuar me ata që e duan sinqerisht këtë vend, por të përfshirë emocionalisht nuk informohen. Ka një protestë në Tiranë, për çfarë? Protestohet për të mbrojtur natyrën. Por kush e ka kërcënuar natyrën? Protestohet për të mos shkatërrohet biodiversiteti, por kush e ka vënë në rrezik këtë? Protestohet për të mos hequr nga zona e mbrojtur Zvërnecin. Po kush e ka hequr? Protestohet për çfarë? Debati real sot nuk është a do hiqet apo do rrijë ajo zonë si peizazh i mbrojtur, sepse ajo ka qenë, është dhe do të jetë. Debati sot është më i thjeshtë se kaq. Çfarë Shqipërie do të zhvillojmë ne dhe çfarë Shqipërie do të kemi ne pas 15 vitesh? Si do ta rrisim Shqipërinë ekonomikisht, nëse ne industrinë tonë kryesore kemi turizmin. Dhe turizmi është një industri që zhvillohet në ato vende që kanë respekt për natyrën. Nëse ne mendojmë se do të rrisim prodhimin tonë të brendshëm kombëtar, do të rrisim pagat, pensionet, konsumin pa rritur cilësinë e turizmit, ne mendojmë gabim. Nëse ne mendojmë se do të përqendrohemi dhe do të vazhdojmë me investimet e vogla dhe me hotelet që sjellin vetëm turizmin masiv, i cili ka qenë shumë i mirë për këtë periudhë, por nuk ka qenë i qëndrueshëm për një afat të gjatë, atëherë ne mendojmë gabim..

Investime si ky i Zvërnecit janë investime që do t’i donte çdo vend, dhe jo çdo vend do të donte që ti bënte Shqipëria. Mobilizojnë të gjithë, bujqit, sistemet e transportit, mobilizojnë shumë të ardhura, duke rritur vlerën e pronës së pasurive të patundshme ato që janë rreth e rrotull. Në një moment që sot miqtë e mi që transformimi i vijës bregdetare të Vlorës e ka rritur 4 fish vlerën e pronës. Çfarë do me thënë që ne Shqipërinë nuk ia japim të huajve?! Shqipëria është e shqiptarëve, kush e ka vënë në diskutim? Puna është që t’i bëjmë shqiptarët të ndjehen në Shqipëri të barabartë jo vetëm me të drejta por edhe me mundësi, apo të një vendi që ka mundësi të behet konkurrues në ligën më të lartë të turizmit. Në ndërkohë normalisht kush proteston duhet të nxjerrë dhe tregojë projektin për të cilin proteston, ky projekti këtu thotë dëmton këtë këto, projekti nuk është i përfunduar, punohet prej thuajse tre vitesh. Sepse ne në emrin e shqiptarëve, sepse Shqipëria është e shqiptarëve kemi mbajtur një qëndrim shumë kërkues për standardet e një projekti që do të sjellë 7 mld euro në Shqipëri. Kemi qenë shumë kërkues për të gjitha këto shqetësime që kanë ata, që bien pre e manipulatorëve, që bien pre e disa pseudo-myslimanëve, pa din, pa iman, që përhapin gjithandej një legjendë skandaloze që Zvërneci i është shitur Izraelit dhe aty do të vijnë palestinezët, madje madje përhapin edhe video ku kërkojnë të dinë emrin, mbiemrin e vendbanimin e atij rojës që beri atë akt skandaloz, dhe e duan sepse duan ta vrasin dhe vënë lek-euro nëpër ato faqet e tyre të ndyra, duke i bërë thirrje urrejtjes dhe duke ngatërruar gjërat, pikërisht në atë mënyrë që i druhet sot bota. Ky është një manipulim i madh. Çfarë myslimanëh janë ata. Si mund të jenë ata në aleancë me median greke, janë dy qenie të ndryshe, janë shqetësuar mediat greke nga mëngjesi në darkë për mjedisin në Shqipëri, ndërkohë që askush nuk tregon projektin, i cili po punohet nga 5 studiot më prestigjioze në botë, nga inxhinierë të mbledhur më të mirë në botë. E kemi kërkuar ne të na vijnë në tavolinë, pa të gjitha këto nuk ka leje ndërtimi. Në fund të ditës asnjë shtet nuk matet me gjërat që edhe ndodhin, por matet me mënyrën se si reagon sepse kudo ndodhin gjëra sidomos në vendet demokratike”, tha Rama.