Lajmi publikohet nga ‘New York Times’, që citon burime nga administrata amerikane
“Teherani nuk i harron miqtë”, dhe është duke furnizuar me armë regjimin sirian, i impenjuar prej një viti në përballimin e revoltave popullore që synojnë rrëzimin e qeverisë së presidentit Bashar Al Assad. Lajmi është publikuar ditën e sotme nga gazeta amerikane ‘New York Times’, që citon funksionarë anonimë të administratës së SHBA.
Sipas asaj që zbulon gazeta, furnizimi me armë i regjimit të Al Asad bëhet përmes rrugëve ajrore me avionë që kalojnë nëpër qiejt e Irakut.
Sipas burime që citohen nga ‘New York Times’, zv/presidenti amerikan, Joe Biden, është në dijeni të ndihmës që Irani është duke i dhënë regjimit sirian, i cili ka shkaktuar mijëra të vdekur në pak kohë, dhe e ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me këtë fakt.
5 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)