Kreu i PD, Sali Berisha është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitjeje për aferën “Partizani”.
Berisha ka mbajtur një deklaratë para mediave, ku nuk i ka kursyer akuzat, si përherë, ndaj gjyqtares Irena Gjoka por dhe kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit. ish-kryeministri e cilësoi gjyqtaren Gjoka si kriminele, duke thënë se ajo ka fshehur dënimin e dhënë ndaj saj nga drejtësia greke. Më tej, ai theksoi se PD i ka kërkuar KLGJ-së t’i mbarojë mandatin.
Berisha po ashtu akuzoi Altin Dumanin se punon për interesat e kryeministrit Edi Rama.
“Sipas ligjit 95, 2026, ligj për strukturat e Posaçme, gjykata, prokurori e BKH, të gjitha ata duhet të deklaronin nëse kishin dëbime brenda ose jashtë vendit të formës së prerë ose ose për çdo lloj shkelje ligjore dhe Irena me 5 mbiemra nuk ka deklaruar sërish dënimin e saj. Kjo përbën shkak shkarkimin e saj të menjëhershëm. Irena Gjoka nuk duhet të ishte magjistrate që në hyrje në fuqi të ligjit për dekriminalizimin, por fshehu vendimin e saj penal dhe ekspulset dhe nuk i raportoi sipas ligjit. Irena Gjoka është një kriminele. Por ajo mbrohet nga Altin Troplini kundrejt një ryshfeti të majmë apo një urdhri antiligjor. Sidoqoftë Altin Troplini bëhet bashkautor në një krim të shëmtuar ku është shkelur Kushtetuta dhe ligjet e vendit.
Kemi bërë kërkesë pranë KLGJ për konstatimin e mbarimit të mandatit të Irena Gjokës, sepse kur ka marrë detyrën nuk plotësonte kushtet të ishte gjyqtare, pasi kishte një vendim të formës së prerë.
Kushtetuta parashikon se një person i tillë nuk vijon dot funksione publike.“- tha Berisha mes të tjerash.