Kryedemokrati Sali Berisha zbaton masën “Detyrim paraqitje”, teksa u prit këtë të hënë nga militantët në derën e SPAK-ut.
Pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj gjyqtares me 3 mbiemra, Iren Gjoka.
DEKLARATA E BERISHËS NGA SPAK
“Altin Troplinit, armikut të egër të votës së lirë të shqiptarëve, avokatit të Irena Gjokës, Elvis Doçit, Altin Hajrit dhe Kreshnik Farrukut, me paralajmërimin se drejtësia vonon, por nuk harron dhe krimi antikushtetues do marrë ndëshkimet më të rënda”. – Sali Berisha. Ky ishte dokumenti që i lashë në SKAP.
Në shtetin e Irenës me 5 mbiemra ka vetëm krim në vazhdim. E morët vesh se ILD-ja njoftoi se do të hapë proces disiplinor për masë disiplinore.
Me gjithë dokumentet që ajo është një kriminele e dënuar në gjykatat e Greqisë.
Me gjithë dokumentacionin se ajo është një kriminele që ka mashtruar në formularët zyrtarë të vetingut, të dekriminalizimit dhe të ILDKP-së.
Të gjitha këto përbëjnë vepra penale në përputhje me nenin 6 të Kushtetutës, nen i cili përcakton se në organet kushtetuese, ata të cilët kanë shkelur ligjet me tre të pestat për këto organe, nuk mund të jenë punonjëse në këto organe.
Kështu Irena, mikesha e ngushtë jo vetëm e Gys Agasit, po edhe e Linda Ramës, po, është një klub aty afër meje, thonë është i thjeshtrës dhe aty drekojnë, darkojnë rregullisht.
Pra, Irena me kaq mbiemra qëndron mbi këtë piramidë kriminale shtetërore.
Altin Troplini mashtron komunitetin ndërkombëtar në mënyrë të turpshme dhe të padenjë se po shoh dokumentet, se çoç ky ai apo ai mos i ka sajuar.
E kuptoni? Duhet të jesh kretin në vepër penale të mendosh se mund të sajohet vula apostile.
Vula apostile është vulë e sanksionuar në traktate ndërkombëtare dhe ajo nuk mund të vihet nga askush në diskutim përveç Altin Troplinit, i cili është vëlla siamez në moral dhe çdo gjë me Irena Gjokën.
Ata janë si me qenë binjakë siamezë të dy.
Pra, vazhdon, jemi në rrethanat e krimit të vazhdueshëm shtetëror, i cili implikon Altin Troplinin, Irenën me 5 mbiemra, Olsin e Prokurorisë së Përgjithshme, Olsi Çelën, prokurorin e përgjithshëm, kreun e KLGJ, Rusi, i cili nuk mund të lexojë Kushtetutën në paturpësinë e tij ekstreme, të lexojë vulat apostile, por edhe pasi ia çoi Prokuroria e Përgjithshme se kjo ka mashtruar, nuk guxoi, i urdhëruar nga Surreli, nga Edi Rama, se tani kur i përmend emrin asaj të shoqes, është gabim se është Edi që përcakton gjërat, pra, nuk guxon të marrë vendimin si KLGJ dhe thotë se duhet ta shqyrtojë ILD-ja, famoze, e cila thuhet se nuk shqyrton asnjë ankesë.
E kanë çuar për kompetencë në një institucion që nuk shqyrton asnjë ankesë.
Pra, edhe njëherë, ky është narkoshteti, shteti i krimit në vazhdim, dhe u garantoj se në historinë moderne një shtet që të ketë për bosht Irenën si ky, nuk ekziston.
Pyetje: Z. Berisha, a i keni kërkuar ndjesë artistëve që u bënë pre e sulmeve me molotov ditën e protestës të shtunën? Dhe e dyta, a do të vazhdoni protestat sërish me molotov tani që edhe një deputet i juaji është referuar në SPAK?
Sali Berisha: Tani, këtu unë me kënaqësi do u përgjigjem pyetjeve të gjitha dhe nuk është se nuk qëndrojnë, por nuk do ta keqpërdor unë këtë tribunë këtu për të dhënë çdo lloj përgjigje. Këtu jap përgjigje vetëm për ato që lidhen me Altin Troplinin dhe me Irenën me 5 mbiemra.
Por u jeni përgjigjur pyetjeve më parë?
Sali Berisha: Jo, këtu jo. Për të tjera u garantoj se në seli, në konferencë shtypi, unë u përgjigjem çdo pyetje. Kurse këtu do ta ruaj këtë profil sepse kjo që ndodh është një gjë e pakonceptueshme se si një gjykatëse, e quajtur gjykatëse, një delinkuente par excellence, arrin t’i bëjë kukumalen një shteti të tërë. Kjo është. Sepse i tillë është shteti i inkriminuar. Nuk ndodh kund në botë kjo, nuk mund të ndodhë. A mund të pyesni veten si ka mundësi që çdo gjykim për opozitën i bie Irenës me 5 mbiemra? U kërkoj ju ta bëni këtë pyetje për t’u treguar shqiptarëve se çfarë falsiteti është shorti i tyre, se këta gjasme i zgjedhin me short.
Këta janë manipulatorë të turpshëm, të paskrupullt dhe procedurën e shortit e manipulojnë, për çdo opozitar është vetëm Irena Gjoka. Dhe Irena Gjoka është këshilltarja e Gys Agasit. E cila midis të tjerash thotë e harrova unë se kisha apartament. Nuk e deklaron. Ose nuk i di ato dy garazhet, më kishin dalë nga mendja dy garazhe. E kuptoni ju se çfarë fytyre kanë këta? Merrni një element, shortin, që është shumë i rëndësishëm. Shorti është një nga kushtet themelore të një procesi të paanshëm. Shorti pra, po të jetë për opozitën, ka lindur Irena Gjokën sa herë ka rënë. A mundet? Çfarë sistemi qesharak dhe i turpshëm është ky! Ky është turpi i dheut.
Pyetje: Z. Berisha, në vijimësi me ardhjet tuaja në SPAK keni parë personazhe aty brenda. Sot nuk na treguat askënd…
Sali Berisha: Sot, ishte Irena aty, ishte me Troplinin aty, ishin të dy aty. Këto personazhe, ju doni që t’u them se e pashë Lubinë, jo, Lubia pa Ramën nuk vjen këtu. Lubia kërkon Ramën me vete. Dhe ia ka bërë të qartë edhe Lindës së Surrelit se do u marr me lecka. Prandaj po ndodh kjo. Të dyve ua ka bërë të qartë se dyshimi i grave është i pakufishëm.
Pyetje: Z. Berisha, po për emërimin e Sokol Bizhgës në krye të policisë?
Sali Berisha: Një armik i egër i ligjit, një tradhtar i kolegut të tij, që e dogjën të gjallë në makinë kriminelët Gjergj Mehmetin dhe ky ia mbathi. Dhe del e u thotë se kalova nëpër kodra e nëpër male si partizan ky gjoja.
Ky është një tradhtar që e meriton të dënohet për tradhti të lartë ndaj shokut, ndaj bashkëluftëtarit të paktën 30 vite. Prandaj e vuri Edi Rama aty tani, hoqi Prodën se nuk mbrojti vilën e Enverit dhe vuri këtë tani kundër opozitës. Por ta dijë mirë se opozita e ka të dënuar atë.
Pyetje: A do vazhdoni sërish protestat me molotov?
Sali Berisha: Protestat i kemi më paqësore. Në qoftë se përdoren disa elementë piroteknike, ato janë shprehje e urrejtjes ndaj Edi Ramës, por gjer sot dy gjëra mund të them, protestat tona janë absolutisht paqësore. Do jenë paqësore dhe kjo është zgjidhje, jo imponim, por ky është besimi ynë. Po, janë përdorur mjete piroteknike, të cilat ju i quani bomba molotov, por nuk ka një njeri të plagosur prej tyre. Asnjë. E para, nuk ka një polic të plagosur. Kemi njerëz të qëlluar në kokë me plumb gome, jo një, por disa, kemi shumë probleme por ne qëndrojmë në protestat pa dhunë. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë protestat tona pa dhunë.
Asnjë polic, filluan të japin komunikata, nuk japin më se ua vërtetonim që atë moment që i kishin gënjeshtra. Asnjë polic i plagosur nga protestuesit. Disa protestues të plagosur me plumb në ballë, plumb pas veshi, në mënyrë të egër nga Sokol Bizhga dhe ky Proda që iku. Për sa i përket tani meqë hyra në këtë temë, sigurisht ndjej shumë keqardhje për ata të huaj që kanë qenë aty dhe i siguroj se ata nuk kanë qenë kurrë objekt i atyre që i kanë hedhur ato mjete piroteknike. Jo, por nuk e kanë ditur se janë aty. Sidoqoftë për ata ndjej keqardhje të madhe, nuk duhej të ndodhte kurrsesi. Dy të huaj thuhet se kanë qenë aty. Nuk e ka ditur njeri fare.
Një gjë është, trashëgimia e Enver Hoxhës, unë për shembull e mora vesh pasi pyeta dhe më thanë se është bërë qendër kulturore. Ajo mund të ishte muze i torturave çnjerëzore, por qendër kulturore vila e Enver Hoxhës është një fyerje e madhe për mbi 7 mijë të ekzekutuar barbarisht për vlerat themelore të njeriut, për 40 mijë të internuar, për 120 mijë të persekutuar. Ajo qendër kulturore vetëm mendja e sëmurë e Edi Ramës që adhuron Enver Hoxhën, unë nuk kisha dëgjuar kurrë. Ajo mund të ishte muzeu i torturave dhe ajo mund të bëhej muzeu i torturave çnjerëzore të diktaturës. Megjithatë me këtë unë nuk justifikoj fare dhe prania e atyre dy të huajve është keqardhje e madhe për mua.
Pyetje: Keni kërkuar ndjesë apo kjo është ndjesa?
Sali Berisha: Ja pra, a po shpreh keqardhje unë? Unë e mora vesh që ajo është shndërruar në qendër kulturore pasi ndodhi ngjarja. Se çfarë qendër kulturore mund të jetë shtëpia e diktatorit, e Edi Rama. Se çfarë frymëzimi mund të gjejë për kulturën ai, qendër antikulture, po. Sepse kultura socialiste ishte antikulturë, ishte pseudokulturë. Unë u habita mbrapa, po kjo nuk është punë e imja, e ka bërë Edi Rama, Edi Rama është i njohur si adhurues i tij, i ati i tij ka qenë zëvendësi i Nexhmije Hoxhës, nënkryetar i Frontit Demokratik, pra i kanë lidhje familjare.
Pyetje: Z. Berisha, largimin e titullarit të Policisë së Shtetit a e konsideroni si sukses të protestës të së shtunës?
Sali Berisha: Ka një fakt që ai u largua i shënjuar nga ne si një armik i ligjit, si një bashkëpunëtor i bandave, e sigurt kjo. Por druaj se ai u largua për shkak se nuk ka mbrojtur vilën e Enver Hoxhës dhe kjo pastaj nuk them, thashë gjersa aty kishte njerëz dhe ishte qendër kulture, se policia kudo na doli me ato mburojat para dhe na pengonte, aty nuk kishte njeri, ata nuk panë njeri aty, ata kanë menduar se nuk ka njeri. Ky është gjithë problemi. Dhe duket se tani që u bë… bile aty u tha edhe më keq, aty u tha se kanë futur njerëz të policisë kriminale t’u thonë protestuesve që banon Edi Rama aty.
Dhe fillimi i sulmeve ndaj asaj vile ka ardhur me besimin se aty banon Edi Rama. Urrejtja për Edi Ramën është e pakufishme dhe nuk mundet ne që të pengojmë urrejtjen ndaj Edi Ramës. Kjo është e vërteta. Por ai nuk ishte aty, ai banonte herë pas here tek vila e Mehmet Shehut. U sqaruan gjërat. Ka të tjerë që thonë se aty është projekt kulle. Nuk e di. Po njerëz të afërt me Ramën kanë lëshuar idenë se është në projekt kulle. Sidoqoftë atyre dy të huajve u kërkojmë ndjesë dhe shpreh keqardhje se nuk duhej kurrsesi dhe po të dihej se është qendër kulturore dhe se aty ka të huaj, kjo nuk mund të ndodhte. Pikë.
Pyetje: Z. Berisha, kush është më e rëndësishme, vila e Enverit apo Shtëpia me Gjethe që dikur kryheshin përgjimet e Sigurimit të Shtetit?
Sali Berisha: Asgjë nuk krahasohet me mizorinë e Enver Hoxhës. Enver Hoxha ishte njeriu më mizor, i cili shumë më tepër vrau me uri kronike shqiptarët se sa me skuadra ekzekutimi. Ju nuk i dini, nuk keni jetuar në atë kohë ju kur 70% shqiptarë jetonin me bukë, kripë dhe sherbet. Ose lëng kripe ose lëng sheqeri dhe bukë misri. Ai nuk ka të krahasuar me asnjë diktator tjetër në Europë dhe në botë.
