Deputeti demokrat Saimir Korreshi, ka tërhequr vëmendjen me një tjetër ironi. Ditën e sotme ai është shfaqur në parlament me një kompjuter me vete, mbi të cilin kishte një kollare.

Ai tha se e kishin sjellë për t`i kërkuar dorën Diellës, ministres artificiale të qeverisë Rama.

Korreshi gjithashtu nxori një pako në formë dhurate brenda së cilës kishte futur një kastravec.

“Ky është bashkëshorti i Diellës, do i kërkojmë dorën tani, se meqë tha kryeministri Diella do ketë fëmijë, meqë KM tallet me shqiptarët, ja dhe unë po i sjell burrin Diellës. Kjo është dhurata për t`i kërkuar dorën asaj.

Teksa hapi pakon në formën e dhuratës, Korreshi nxori nga aty një kastravec dhe u shpreh: “Ky është një bllok baterie që Diella të mos reshtë së punuari, që nëse i bien bateritë, ta fusë aty dhe të punojë”