Pas ankimimit të kreut të PD-së Sali Berisha në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, KQZ ka hedhur shortin për të caktuar relatorët. Në shortin që u hodh ditën e sotme, kërkesën e Berishës për ankimim e ka marrë në dorë relatori Ilirjan Rusmali. 

Por Berisha ka një histori të gjatë me Rusmalin. Kjo pasi ai ka qenë zv/kryeministër dhe Ministër i Drejtësisë në kohën e Berishës kryeministër. Por rrugët e Berishës me Rusmalin janë ndarë prej rreth 10 vitesh, pas disa përplasjeve mes tyre. Në vitin 2013, Berisha e hoqi Rusmalin nga lista e zgjedhësve si dhe më vonë nga strukturat e PD-së. Por së fundmi Berisha dogji dhe mundësinë që Rusmali të bëhej Avokat i Popullit. 

Rusmali do të paraqesë kërkesën për logon e PD-së si dhe argumentet e tij se kush duhet ta përdorë atë në zgjedhjet e 14 majit.