Gazetari Ilir Babaramo e shikon ardhjen e Biden në krye të SHBA-së si një kthim në normalitet.
“Këto zgjedhje ishin kthim në normalitet. Trump bëri një ndarje të madhe në SHBA. Sekti Trumpist është si sekti Kardashianist, me të njëjtën cektësi, arrogancë publike etj”- tha Babaramo.
Ish-presidenti Donald Trump ka arritur në Florida pak para fillimit të ceremonisë së inaugurimit.
Turmat e mbështetësve e takuan pas arritjes, duke u rreshtuar rrugëve me parulla përfshirë “Ende presidenti im” dhe “Trump fitoi”.
Trump pastaj kaloi 30 minuta e fundit si president brenda vendpushimit të golfit Mar-a-Lago në Palm Beach, raporton BBC.
Ai është kthyer të jetë, të paktën tani për tani, një qytetar privat, por me një gjyq për fajësimin e Senatit.
Ndërkohë Joe Biden është betuar si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.