Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.

Spahiu ironizoi duke thënë se banorët ndërtuan në Theth me premtimin e Ramës se do ti legalizonte, ndërsa ngriti pyetjen se çfarë do të kishin bërë nëse do të fitonte zgjedhjet Berisha.

‘Nëse ata kanë ndërtuar dhe kanë shpresuar se do ti legalizonte Rama, kjo është e gabuar. Ça do të thoshin ata nëse Rama nuk do të vinte në pushtet, do nxirrnin atë videon ku i kishte premtuar. Ndërtimet e paligjshme janë vepra penale në Shqipëri, por unë nuk dua të flas nëse kemi të bëjmë me vepër penale. Por ndërtimi pa leje nuk parashkrohet, nuk mund ti thuash shtetit pse nuk ma prishe muajin e parë por ma prishe pas një viti.

Nëse unë nga Tirana shkojë në Theth dhe ja marr pronën e atij që e ka pronën e gjyshit dhe ndërtojë një bujtinë dhe i them shtetit të legalizohet a është normale. Pra kjo ka ndodhur edhe në Shqipëri nuk e kanë blerë tek pronar. Në Shqipëri kanë dal edhe në det kanë thënë jam pronar sikur ka qenë gjyshi delfinë’, tha ai.