Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, mbajti një fjalim në mbështetje të udhëheqësve të UÇK-së, në tubimin që po mbahet në Hagë.

Ai u shpreh se gjyqi ndaj Hashim Thaçit dhe udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk është serioz dhe kërkoi lirimin e tyre, raporton gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.

“Ne kemi patur kërkesë dhe presion nga qeveritë tona për krijimin e kësaj gjykate. Ishte e çuditshme mos të kishte serbë përpara kësaj gjykate. E kam takuar Hashim Thaçin. I thashë ‘ti do të lirohesh për mungesë provash’. Gjyqi është joserioz. Gjykatësit ndihen komodë këtu në Hagë me një jetë shumë të mire, të marrin paga të mira dhe procesi të tejzgjatet. Është e pamendueshme të arrish në konkluzionin se UÇK ishte një organizatë kriminale“, tha ai.