Pas ish-deputetit Ervin Salianji, të tjera kritika kanë ardhur për Sali Berishën dhe PD-në, pas protestës së djeshme.
Këtë herë, ish-deputeti Edmond Spaho ka ironizuar tubimin me një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se Rama s’deshi t’ia dijë as këtë herë. Sipas Spahos, nuk ndihmoi as flamuri gjerman, ndërsa shtoi se kjo PD është bërë prej kohësh për në muzeun e humorit.
“Kjo protestë ishte premtuar të çonte në muze ose Ramën ose PD. Si në çdo protestë të PD, Rama nuk deshi t’ia dijë as në 22 Mars. Madje nuk bëri punë as flamuri gjerman. Premtimi i fundit, protesta tjetër do jetë edhe më e shkëlqyer. Kjo PD është bërë prej kohësh për muze. Jo për në muzeun e historisë, në muzeun e humorit”, shkruan Spaho.



