Ish-deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica, i ftuar në studion e Breaking në Top News, bëri përgjegjëse direkte për dështimin e LSI-së, kreytaren Monika Kryemadhi.
Sipas tij, kryesinë e LSI-së e kapën paranojat duke bërë kështu që partia të dështojë me sukses.
Po ashtu Rehovica foli edhe për kryefjalën e kohëve të fundit “patronazhistët”.
Ai tha se jo vetëm PS, por edhe PD dhe LSI kanë patronazhistët e vet.
“Nuk është ndonjë gjë e madhe, edhe PD dhe LSI kanë patronazhistët e vet, të gjitha partitë.
Të gjitha partitë kanë database. E njëjta formë që ka PS e kanë të gjithë” tha Rehovica.