Ferdinand Xhaferaj, ish-deputet i Partisë Demokratike është emëruar këshilltar i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Emërimi vjen pas përfundimit të mandatit të tij parlamentar dhe vendimit për të mos marrë pjesë në primaret e PD-së për zgjedhjet e ardhshme.
Xhaferaj është zgjedhur deputet nga Partia Demokratike Shqiptare në Kuvendin e Shqipërisë për 5 legjislatura dhe ka mbajtur disa funksione. Gjatë viteve 2009-2011, Xhaferaj ka shërbyer si Ministër në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.