Ish-deputeti i PD, Edmond Spaho, ka reaguar pas incidentit në Kuvend, ku Flamur Noka goditi me grusht një nga gardistët e Parlamentit.

Në një postim në rrjetet sociale, Spaho shkruan:

“Nuk ke çfarë i bën gomarit dhe i bie samarit.

Ky grusht ndaj gardistit më kujton rastin kur ky individ, që grushton këdo që nuk përbën rrezik për të, para dy vitesh i hodhi një qese me miell sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, pasi nuk ia mbante ta bënte këtë veprim me deputetët e PS. Deputetët e PS hynin e dilnin në derën e Kuvendit dhe ‘trimi’ gjeti sekretarin e përgjithshëm ta mbulonte me miell.

Duke e ndjerë se ky ishte një veprim prej burracaku, shkova dhe i kërkova ndjesë sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit.

Prej këtu filloi lufta e poshtër, ‘dhëmb për dhëmb’, ndaj meje nga ‘trimi’ palaço i hedhjes së miellit.”