Ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako është paraqitur mëngjesin e sotëm në GJKKO. Gjatë hyrjes në ambientet e GJKKO-së, ish-deputeti është shoqëruar nga avokati i tij.
Kujtojmë se më 11 mars, Bllako u dënua me 4 vite burg nga GJKKO për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë në dy raste dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuante 2 vite e 8 muaj burg për çështjen e inceneratorëve.
Sipas SPAK, Bllako ka përfituar në mënyrë të tërthortë shumën prej rreth 120 mijë eurosh nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pronarët de facto të shoqërisë koncesionare, për blerjen e një pajisjeje për aktivitetin tregtar të babait të tij./ Top Channel
