Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ish-deputetin Ervin Salianji, duke deklaruar se ky i fundit nuk ka asnjë lidhje me PD-në.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u pyet nëse mbështetësit e Lulzim Bashës dhe Salianjit do të mund të votojnë brenda partisë. Ai u shpreh se procesi i nisur me moton “Për një PD më të hapur, më të fortë, më të bashkuar” tashmë ka përfunduar dhe ka arritur të bashkojë demokratët mbi bazën e kontributit të tyre.

Megjithatë, Berisha bëri një ndarje të qartë, duke theksuar se për Bashën dhe Salianjin “nuk mund të bëhet fjalë”, sepse sipas tij ata janë “të përdorur në shkallë ekstreme nga Edi Rama” dhe “nuk kanë asgjë të përbashkët me PD-në”.