Ish-drejtoresha e AKSH-it, e cila është nën akuzë nga SPAK, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Karçanaj duhet të paraqitet në Policinë Gjyqësore të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ndërsa ndaj saj është caktuar edhe masa “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe i është sekuestruar pasaporta.
Më herët, Karçanaj ndodhej nën masën “arrest në shtëpi”, por Gjykata e Lartë vendosi ndryshimin e masës pas rekursit të palës mbrojtëse.
Karçanaj është nën hetim nga SPAK për akuza që lidhen me shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
