Ish-kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku ka nisur seanca paraprake ndaj tij.

Kokoneshi është dërguar për gjykim nga SPAK dhe akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Në të njëjtin proces gjyqësor janë marrë të pandehur edhe Dorjan Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo, të cilët përballen me të njëjtën akuzë.

Seanca paraprake do të shqyrtojë vlefshmërinë e dosjes së Prokurorisë së Posaçme dhe do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim në themel.