Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku u mor në pyetje në kuadër të hetimeve për çështjen që lidhet me Ergys Agasin.
Bala dha shpjegime përpara prokurorëve të SPAK në lidhje me rrethanat që po verifikohen në këtë dosje. Bala qëndroi në Prokurorinë e Posaçme rreth 1 orë, ndërsa pas daljes nga SPAK përshëndeti gazetarët, por nuk bëri komente se për çfarë ishte pyetur.
Vilson Bala ka qenë drejtor i Policisë së Durrësit, ndërsa më herët ai ka mbajtur detyrën e shefit të Forcës së Posaçme Operacionale. Në nëntor 2024, Bala u prezantua si drejtues i DVP Durrës.
Në janar të vitit 2026, ai u emërua drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, detyrë që e mban aktualisht.
