Ish-drejtuesja e AKSHI, Mirlinda Karçanaj u paraqit paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, e shoqëruar nga avokatja e saj, ku qëndroi rreth 3 orë e 20 minuta.
Ish-drejtuesja e AKSHI ka detyrim të paraqitet dy herë në muaj në SPAK, të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji.
Hetimet e SPAK mbi dosjen e AKSHI kanë vijuar me ritëm këtë periudhë, ku protagonistë ka qenë arrestimi i biznesmenit Ergys Agasi në fund të gushtit, dhe lidhjet e tij me ish-drejtuesen e SHISH Vlora Hysenit, së cilës iu vu masa e “Arrestit në shtëpi”.
