Gjykata në Hagë ka dënuar ditën e sotme me 81 vite burg në total, katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Qytetarët e mbledhur në Prishtinë e kanë pritur vendimin me lot në sy, ndërsa kanë nisur edhe protestat masive. Nën thirrjet “Marre”, ata kanë kundërshtuar vendimin duke e cilësuar ata si të padrejtë. Pas kësaj ata mbajtën një minutë heshtje dhe vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit.