Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur pasditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Basha ka hyrë në godinën e SPAK rreth orës 16:00, teksa lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Gazetarja Hoxha raporton se ai është thirrur nga prokurori Alfred Shehu, si deklarues për hetimet e “21 Janarit”.

Ish-deputeti duket se është shkëputur nga politika pas zgjehdjeve të 11 majit, ku nuk arriti të siguronte votat as për mandatin e tij, teksa garoi nën siglën e partisë “Demokratike-Demokratët Euroatlantikë”.