Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, e shoqëruar nga forca të shumta policie, ka mbërritur në zyrat e Gjykatës së Posaçme.

Hyseni, e cila aktualisht është nën masën arrest shtëpie, sot pritet të njihet me masën e sigurisë.

Gjatë kalimit nga rruga drejt godinës, Hyseni është shprehur shkurtimisht, duke thënë: “Nuk kam lënë takime me agjentët serb në dhomat e hotelit Rogner”.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, seanca e sotme do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe vetëm pas saj pritet të mësohet mbi vendimin e trupës gjyqësore dhe asaj që do të diskutohet në sallë.