Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm.

Kjo është hera e dytë që Bardh Spahia paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, teksa më herët, ai shkoi në SPAK edhe mëngjesin e 2 Tetorit, ku qëndroi brenda godinës për 30 minuta.

“S’ka asgjë që mund të ketë interes publik”, deklaronte në atë kohë ish-kryebashkiaku i Shkodrës pas daljes nga Prokuroria e Posaçme.

Më 26 Mars të këtij viti Spahia u kallëzua në SPAK bashkë me 21 kryebashkiakë të tjerë, për “shpërdorim detyre” në fushatën elektorale të 14 Majit. Megjithatë, nuk dihet nëse ish-zyrtari i lartë vendor është thirrur në lidhje me këtë denoncim.