Ish-Presidenti Rexhep Mejdani iu është bashkuar mesazheve të ngushëllimit për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale Mejdani e cilëson Nanon, si koleg të tranzicionit.

MESAZHI
Lamtumirë Fatos Nano, koleg i tranzicionit
U tërhoqe me dinjitet e shpejt nga pushteti dhe politika,
Por, për fat të keq, u largove para kohe nga shoqëria dhe jeta.
Ngushëllime familjes!