Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u paraqit mëngjesin e sotëm në dyert e SPAK. Pas disa orësh ai doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme dhe dha një deklaratë të shkurtër në lidhje me çfarë u pyet nga prokurorët

“U pyeta për rolin që kam patur për 21 janarin. Unë isha protestues si gjithë të tjerët. Fola edhe për kallëzimin që kam bërë në 2015 e tani është publik. ” tha ish-ministri Tahiri.