Ish-presidenti Ilir Meta përfundon dëshminë e tij në SPAK lidhur me 21 Janarin.
Siç bën me dije gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ai është pyetur nga hetues të BKH që ishin caktuar nga prokurori i dosjes Alfred Shehu.
Avokati i Ilir Metës citoi për gazetaren Anila Hoxhën detaje nga dëshmia e ish-presidentit.
“Shërbimet amerikane më informuan se protesta do të ishte e dhunshme dhe do mbyllej me vrasje. Unë kam dhënë dorëheqjen se më është kërkuan nga ata sepse e dinin qe do ketë skenar dhune dhe për të zbutur përplasjet dhashë dorëheqjen. Këto informacione i janë dhënë shërbimit tonë sekret edhe presidencës”, mësohet të jetë thënë Meta për 21 janarin.
Top Channel
