Ish-zv kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsioni. Ish-ministrja Balluku u thirr në SPAK për t’iu komunikuar shtyrja e hetimeve, por edhe akuzat e reja për tre lotet e tjera të Unazës së Madhe.
Më herët, Balluku ishte marrë e pandehur për lotin 4 të Unazës së Madhe dhe tenderin e Tunelit të Llogarasë. Për këtë të fundit një ditë më parë iu komunikua zgjatja e hetimit dy ish-vartësve të saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, e njëjta gjë pritet t’i komunikohet edhe vetë Ballukut.
