Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas daljes nga SPAK, ku u pyet për vrasjet e 4 protestuesve më 21 janar të vitit 2011.

Berisha u shpreh se atë ditë ishte i rrethuar në zyrën dhe ti dhe i rrezikohej jeta. sipas tij, ndaj protestuesve nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë por nga vend-rojet e Gardës, efektivët e të cilës janë të detyruar me ligj ta mbrojnë.

“Isha njeriu i rrethuar, dritaret e të cilit u goditën me gurë. Mu kërkua të largohem ose do të shkelje mbi kufoma. Gënjeshtër me bisht kur thoni që u qëllua nga brenda kryeministrisë. Të shtënat janë të gjitha jashtë kryeministrisë, shih filmimet. Ushtarët e Gardës kanë qëlluar, jo nga brenda. U qëllua nga vend rojet e Gardës. Garda ka një ligj që autorizon rojën të qëllojë sa herë dikush e kërcënon me ndonjë objekt. Të qëllojë në ajër, te këmbët apo të eliminojë rrezikun. Ky ligj u miratua nga PS jo nga ne. Garda nuk funksionon me urdhër, por me ligj.”– tha Berisha.