Një argjendari në Kamëz është grabitur nga dy persona të maskuar gjatë së shtunës, ndërsa policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sipas të dhënave paraprake, grabitësit kanë marrë bizhuteri ari dhe argjendi, ndërsa grupi hetimor po verifikon provat dhe kamerat e sigurisë në vendngjarje.

Në kuadër të hetimeve është marrë në pyetje edhe punonjësja e argjendarisë, e cila ka deklaruar se nuk është përballur me autorët në momentin e grabitjes, pasi ndodhej në pjesën e pasme të dyqanit.

“Nuk kam pasur asnjë përballje me autorët në momentin e grabitjes. Isha në banak, por në pjesën e pasme të tij”, mësohet të ketë deklaruar ajo para hetuesve.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në grabitje.