Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi sot nga qyteti i Fierit se Shqipëria është në prag të arritjes së pavarësisë së plotë energjetike.

“Diversifikimi i burimeve energjetike po ecën me hapa të sigurt. Sot 10% e prodhimit vjen nga energjia diellore, dhe së shpejti do të nisin edhe disa projekte të rëndësishme për energjinë nga era. Me inovacionin që do të sjellë kompania ‘Statkraft’ në sistemin e pompimit të ujit, kemi arsye të forta për të besuar se brenda kësaj dekade, vendi do të jetë energjetikisht i pavarur,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se Shqipëria jo vetëm që do të plotësojë të gjitha nevojat e saj energjetike, por do të kthehet në eksportues neto të energjisë.

“Transformimi nuk është vetëm në prodhim, por edhe në transmetim. Dikur ishim një fenomen negativ në Evropë, ku energjia shpërndahej përmes abuzimeve, ndërsa sot kemi bërë përparim të rëndësishëm,” theksoi Rama.

Kryeministri iu referua gjithashtu edhe situatës së dikurshme në sektorin minerar, ku sipas tij, kishte kaos dhe shfrytëzim të fëmijëve për mbledhjen e mineraleve. Ai u shpreh se tani vendi është i përkushtuar për të rritur kapacitetet përpunuese në këtë sektor.

Rama: Diversifidkimi me 10% të prodhimit që sot vjen nga dielli me fillimin edhe të disa projekteve të erës me inovacionin e jashtëzakonshëm që do të kemi fatin të kemi në Shqipëri falë shtatkraft për sistemin e pompimit të ujit. Kemi të gjitha arsyet që të mendojmë se pavarësia e plotë energjetike është afër, nga vend në hall të madh të jemi  transportues neto. Brenda kësaj dekade Shqipëria do të jetë energjetikisht e pavarur, do ta vendosi vetë fatin e vet dhe do të kalojë në eksport neto. S’është vetëm prodhimi, por edhe transmetimi që ka njohur një progres të rëndësishëm. Ishim fenomen jashtë Evropës, për të gjetur të ngjashmit tanë duhej të shkonim shumë larg nga Evropa ku energjia ndahej sipas kapacitetit individual për të vjedhur ose marrë në mënyrë të paligjshme, ose për ta marrë ligjërisht dhe mos e paguar fare. Edhe për mineralet ishin në situatë xhungle, turma fëmijësh të lëshuar mbi kodrat e mineraleve me trasta për të fituar bukën e gojës, pro jemi të vetëdijshëm të rrisim kapacitete përpunuese.