Policia e Selanikut ka identifikuar autorin që ekzekutoi me armë 50-vjeçarin shqiptar ditën e sotme pranë një karburanti.

Sipas mediave greke, agjentët e policisë greke e kanë identifikuar nga targat e makinës me të cilën u arratis, por nuk kanë bërë me dije as identitetin e autorit dhe as të viktimës shqiptar.

Për shqiptarin deri më tani bëhet me dije se është një person me precendentë penalë dhe i njohur për Policinë greke, pasi ka kryer disa vepra penale edhe në shtetin fqinjë.

Paçka se në fillim u trajtua si një konflikt i momentit, deri më tani hetuesit grekë besojnë se ngjarja e rëndë kriminale nuk ndodhi aty për aty. Mendohet se viktima dhe autori kanë qenë më herët së bashku në një lokal pranë zonës ku ndodhi krimi. Derisa mes tyre nisi një përleshje, që mendohet se ka lidhje me financat.