Një bandë “skifterësh” shqiptarë është çmontuar nga karabinierët në Itali, teksa ishin kthyer në terrorin e banorëve të zonës së Ankokës me bastisjet në seri të shtëpive dhe dhjetëra mijëra euro mall të vjedhur.
Operacioni u krye në Osimo, ku 3 të rinj u arrestuan, të skeduar më parë për të njëjtat krime. Ndërhyrja erdhi pas ankesave të shtuara të banorëve dhe patrullat nisën gjurmimin prej 19 dhjetorit duke mbajtur nën vëzhgim të dyshuarit në territoret e Val Musone dhe Vallesina.
Të tre shqiptarët u kapën duke udhëtuar me një makinë me qira, teksa kishin mbaruar punët e tyre me plaçkitje në Castelbellino, Cupramontana dhe Chiaravalle, përpara se të ktheheshin vonë atë mbrëmje në Castelfidardo, ku kishin qëndruar prej ditësh. Bashkë me Batalion e Katërt të Mestres, karabinierët i ndaluan të dyshuarit ndërsa hynin në vendstrehimin e tyre, duke parandaluar arratisjen dhe ushtruar kontroll të plotë.
Brenda një çante dore, ata gjetën afërsisht 100 sende me vlerë, 23 ora dore, përfshirë ato luksoze, çanta dore firmato, 600 euro në para të gatshme, si dhe fenerë, mjete të ndryshme për vjedhje me thyerje.
Hetimet e mëvonshme zbuluan se vjedhje të ngjashme apartamentesh ishin kryer në të njëjtat vende ku të dyshuarit sapo kishin vizituar, dhe se një pjesë e mallrave të vjedhura të gjetura në posedim të personave të arrestuar ishin vërtet të lidhura me të njëjtat vjedhje me thyerje, pasi ato u njohën menjëherë nga pronarët e shtëpive të grabitura, të cilët nuk ishin në shtëpi në kohën e “vizitës” së dyshuar të hajdutëve.
Tre të huajt fshehën gjithashtu dy palë targa të klonuara në makinën e tyre, të caktuara për makina të një modeli identik, të cilat kishin ndërmend t’i përdornin për të udhëtuar lirisht, pa lënë gjurmë të pranisë së tyre në sistemet e njohjes së targave, informon media italiane.
Ata u arrestuan më pas në flagrancë dhe u mbajtën në paraburgim në pritje të një seance dëgjimore për vërtetim, e cila do të zhvillohet në ditët në vijim. Grupi do hetohet edhe për grabitje të kryera në zona të tjera të Italisë, nga ku dyshohet se janë marrë një pjesë e mallrave të sekuestruara, me vlerë mijëra euro.


