Dy vajza janë përfshirë në një sherr të dhunshëm pasditen e së dielës në Tiranë, ku përdorën edhe thika. Ngjarja ndodhi pas një debati mes dy shoqeve nga Durrësi, të cilat kishin një mosmarrëveshje për arsye ende të paqarta.
Pasi tensionet u rritën, njëra prej vajzave mori një thikë dhe goditi shoqen e saj. Policia ndërhyri menjëherë dhe arrestoi autoren, ndërsa e lënduara u transportua në spital, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas hetimeve të para, dy vajzat ishin nën efektin e alkoolit gjatë konfliktit.
