Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka folur sot për protestën e zhvilluar ditën e djeshme para SPAK, nga mbështetësit e kryebahskiakut Erion Veliaj.
Teksa po i drejtohej Kuvendit, Hoxha u pyet nga gazetarët se pse munguan forcat e sigurisë, ndryshe nga sa ka ndodhur kur organizohehsin protesta për ish-kryeministrin Sali Berisha. Hoxha tha se protesta ishte e paralajmëruar dhe personat e grumbulluar para Prokurorisë së Posaçme ishin simtatizantë.
“Protesta ishte e paparalajmëruar. Janë dy raste të ndryshme, çështje të ndryshme. U bë një grumbullim i paparalajmëruar, në rastet e tjera ka pasur lajmërim te Policia e Shtetit. Ishin simpatizantë dhe protestues. Kur shkon Berisha njofton, ndaj ka edhe polici”, tha ministri Hoxha.