Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap duke punuar në një “shtëpi bari”.
Sipas informacioneve të raportuara nga media italiane, shqiptari ishte denoncuar nga një grua për abuzim seksual dhe policia ishte vënë pas tij. Kur efektivët i shkuan në banesë për kontroll, ai u shfaq tepër agresiv dhe nuk pranonte t’i lejonte të hynin në shtëpi. Madje, kundërshtimi arriti deri në dhunë fizike kur ai i goditi me shkelma e grushte efektivët. Pasi u neutralizua dhe policia hyri në banesë, ata ndjenë një erë të fortë që sugjeronte se aty kishte lënë narkotike. Kontrolli pasues zbuloi një serë të brendshme të ndërtuar në shtëpi, të pajisur plotësisht për kultivimin e kanabisit.
Efektivët sekuestruan gjashtë bimë kanabisi me madhësi të ndryshme, llamba profesionale, sisteme ventilimi dhe pajisje teknike të përdorura për të nxitur rritjen e të korrave. Gjithashtu, u sekuestruan edhe kanabis i thatë, mjete paketimi dhe materiale të tjera që konsideroheshin thelbësore për prodhimin dhe posedimin e kanabisit me qëllim shitjen e tij.
