Një operacion i policisë, i quajtur “Five Charges”, ka çuar në kapjen dhe vënien në pranga të një 52-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për 5 vepra penale. Operacioni u realizua në portin e Durrësit, ku autoritetet arratisën dhe arrestuan Pllum Dacin, banues në Kamëz.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 52-vjeçari ishte kërkuar nga Interpol Roma, me datë 27 korrik 2024, dhe përballohet me akuza të rënda. Ky arrestim vjen si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe punës së palodhur të policisë për të zbardhur krime të rënda dhe për të sjellë para drejtësisë individët e kërkuar.
“Bazuar në informacionet e marra se një shtetas në kërkim do futej në Portin e Durrësit me qëllim tërheqjen e një automjeti të dërguar nga jashtë shtetit nga të afërm të tij , kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Five Charges”.
Si rezultat i forcimit të kontrolleve të ushtruara në hyrje – dalje në PKK Port Durrës, në kuadër të operacionit të koduar “Five Charges”, nga shërbimet e Stacionit te Policisë Kufitare Porti Durrës në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve dhe Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimi, shtetasi Pllum Daci, 52 vjeç, banues ne Kamëz, Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjykata e Napolit/Itali e ka dënuar ketë shtetas me 14 vjet e 10 muaj burg (mbetur për te kryer 13 vjet e 9 muaj burg) për veprat penale “Tentativë vrasje” ” Grabitje” ” Kanosje” ” Vjedhje” dhe “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar nga nenet e Kodit Penal Italian. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.
