Ardian Kraja, drejtues i një televizioni në Florida ka dhënë detaje të reja në “Shqipëria Live”, në lidhje me Françesk Shkambin, shqiptari i ekzekutuar në Michighan të SHBA-së.

Ai zbuloi se Shkambi, kushëriri i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja njihej si një person miqësor dhe i respektuar. Megjithatë, e shkuara e tij ishte problem. Kraja tha se Shkambi ishte dënuar me 27 vite burg për drejtimin e një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria në Amerikë. Megjithatë, ai ishte lirua pasi kishte përfitua nga një amnisti.

“Krimi ka ndodhur në restorantin ku ai punonte. Thuhet se nuk kishte konflikte pasi kolegët nuk e trajtonin si menaxher por si shok. Ishte njeri i respektuar. Nuk dihet ende arsyeja e ngjarjes. dyshohet se mund të ketë qenë dhe një ngatërresë e momentit. Kishte një precedent penal. Ishte liruar nga burgu pasi kishte përfituar nga një falje e ish-presidentit Joe Biden. Ka qenë amnisti për shumë të burgosur dhe mes tyre ka përfituar dhe Françesko. Në vitin 2014 ishte dënuar me 27 vite burg, për drejtimin e një organizate kriminale që kontrabandonte drogë nga Shqipëria në Amerikë.

Sa i përket vrasjes së gjyqtarit, nuk besoj se ka lidhje me këtë ngjarje. Janë ngjarje të ndryshme. Farnçesko njihej si person i qetë, i afruar, i respektueshëm. Kishte filluar një jetë të re. Nuk dihet nëse kishte konflikte të vjetra nga trafiku i drogës.”– tha Kraja.