Një 41-vjeçar i dënuar me 10 vite burg është arrestuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Spille.

Sipas policisë, i arrestuar është shtetasi Xhevdet Xhafa, i cili është dënuar nga Gjykata e Apelit, Tiranë me 10 vjet  burgim, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”.

Njoftimi i policisë

Kavajë/Punë e vazhdueshme gjurmuese, e mbështetur nga inteligjenca policore, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dekada”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës.

Fshihej në një zonë të pyllëzuar në fshatin Spille, pasi ishte dënuar me 10 vjet burgim për trafikim të të rriturve, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.