Drejtori i Policisë së Vlorës, Elidon Çela  ka dhënë detaje nga kapja e Flodian Plakut në Orikum, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas në mars të vitit 2023.

Sipas policisë, Flodian Plaku momentin e kapjes ishte armatosur me armë gati për qitje, teksa gjatë ndërhyrjes policore në hotelin ku fshihej u kap edhe shtetasi Julian Aliaj, i shpallur në kërkim për vrasjen e Renato Hoxhës. Ai ishte arrestuar edhe në vitin 2019 në Itali për trafik droge, si anëtar i bandës kriminale të drejtuar nga Flodian Plaku, i cili po ashtu u arrestua asokohe për të njëjtin krim. Gomonet me kanabis ngarkoheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin Brindizi. Droga nëpërmjet korrierëve shpërndahej nga Puglia drejt Romës, Napolit, Milanos dhe Firenzes.

Në hotel është gjetur edhe një shumë rreth 25 mijë euro, para të cilat po verifikohen nga autoritetet për prejardhjen.

Ngaj Plakut ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, teksa ditët e fundit duket se ai ka qenë në vëzhgim pasi policia kishte informacion se fshihej në Orikum dhe më pas është bërë edhe ndërhyrja.

“Ishte i armatosur, me fishekë gati për qitje. Iu gjetën 17 fishekë, 25 mijë euro cash dhe 7 celularë. Gjatë ndërhyrjes policore në hotelin që fshihej, u kap edhe Julian Aliaj (Pashaj), i shpallur në kërkim për vrasjen e Renato Hoxhës”– tha Çela.

Krimi dyshohet se ndodhi me motive hakmarrjeje, si pasojë e luftës së për hakmarrje dhe rivalitet mes grupeve kriminale të Fushë-Krujës, Ervis Martinajt, Indrit Dokles dhe Durim Bamit.

Vetëm 4 ditë pasi u vra Gentjan Bejtja, policia arrestoi në flagrancë Ilir Beqarajn, alias Ilir Brahimi, alias Ilir Mançellari, 41 vjeç, dhe Edison Haxhiun, 30 vjeç, si të dyshuar për ekzekutimin mafioz, bashkëpunëtorë. Pas ngjarjes ata dogjën makinën e krimit dhe armët në periferi e u larguan me një tjetër mjet.

Më 9 maj të këtij viti, Gjykata e Tiranës kaloi për gjykim dosjen e të dyshuarve për vrasjen e Gentjan Bejtjas,