Një person është gjetur i pajetë në vendin e quajtur “Fushat e Mejdanit” në Krujë. Policia ka identifikuar viktimën si shtetasin E. V., 56 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Krujë më datë 1 dhjetor 2024 për largim nga banesa.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij, dhe dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale. Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.