Një shtetase amerikane, Kelly Grigg, 45-vjeç, e cila ishte lënë në masën “arrest shtëpie” nga Gjykata e Sarandës, rezulton e zhdukur. Kujtojmë se, Prokuroria e Sarandës ka lëshuar një urdhër ndalimi për amerikanen, e cila u arrestua në 23 shkurt 2022, pas një kontrolli banese të policisë së Sarandës. Asaj në banesë iu gjet një sasi ekstaze dhe mbetje të kanabis, si dhe një thikë.
Gjykata e Sarandës e liroi atë duke vendosur masën e sigurisë “garanci pasurore” në shumën 8 mijë euro, dhe “detyrim paraqitje”. Prokuroria ndërkohë ka lëshuar urdhër për arrestimin e saj, pasi ka thyer masën e sigurisë, por 45-vjeçarja është zhdukur Nga verifikimet në sistemin TIMS, rezulton se në 18 mars, Grigg është larguar nga Shqipëria.
Avokati i saj, ka vënë ne dijeni gjykatën në një seancë, duke thënë se ka pasur nënën të sëmurë, në gjendje të rëndë. Prandaj edhe është larguar nga Shqipëria. Kjo e dhënë nuk e ka bindur prokurorinë e gjykatën, për të mos ndryshuar masën e sigurisë. Kështu amerikania ndodhet në kërkim nga autoritet shqiptare.