Bledar Doçi, vëllai i Elvis Doçit, i njohur ndryshe si Visi i Pojës, është arrestuar në Turqi pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafik lëndësh narkotike.

Mësohet se Doçi është shpallur në kërkim për llogari të shtetit italian, për pjesëmarrje në grup kriminal të trafikimi të drogës. Vetë Elvis Doçi ësht në kërkim si një nga drejtuesit e një grupi të strukturuar kriminal, i goditur në kuadër të operacionit të përbashkët ‘Ura’ mes SPAK dhe Antimafias italiane.

“Visi i Pojës” rezulton kreu i një prej grupeve më të mëdha me bazë në Shqipëri dhe degëzime në Itali për trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në Evropë.