Një automjet tip “Golf” është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në rrethrrotullimin e rrugës “Egnatia” në Durrës.
Sipas raportimeve mjeti ka qenë në lëvizje në momentin kur është përfshirë nga zjarri.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa drejtuesi i automjetit ka dalë pa lëndime.
Në vendngjarje ndodhen edhe forcat e policisë, teksa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e incidentit.
