I ka cilësuar su trillium atentatet dhe vrasjen që ishte planifikuar për të nga Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, avokati nga Lushnja Adriatik Doga. Ai është shprehur se prej momentit që u tha ky njoftim nga drejtori i policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, jeta e tij dhe e familjes nuk është më e qetë.
Ai është shprehur se gjatë punës si avokat nuk është ndier asnjëherë i kërcënuar nga Artan Tafani, pjesëtar i bandës së Laert Haxhiut përkundrazi përpara arrestimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, ata kanë pirë kafe se bashku sepse janë edhe kushërinj.
Avokat Doga shprehet se që nga momenti që emri i tij u bë publik si shënjestër për t’u vrarë, nuk ka kërkuar mbrojtje, por të paktën duhej të ishte bërë një ballafaqim me Tafanin ose të thirrej nga prokurori i Elbasanit për t’u njohur me rrethanat. Tafani, sipas Dogës, është njeri i varur nga lëndët narkotike dhe duhen parë edhe rrethanat e deklaratave të tij përpara prokurorisë.
Mes të tjerash avokati tha se me Laert Haxhiun nuk ka njohje personale dhe asnjëherë nuk ka pasur konflikte as me çështjet e tij dhe as me grupin rival, atë të Aldo Bares. Avokati në ketë interviste, mohon gjithçka është thënë për atentatet e kryera apo vrasjen që ishte planifikuar për të. Artan ose Marius Tafani u arrestua për grabitjen e një pike valutore dhe me pas u bë i penduar i drejtësisë, ku zbuloi 6 vrasje të bëra nga grupi i Laert Haxhiut.
