Një rimorkiator i cili u nis nga Ankona për në Shqipëri u fundos 52 milje nga Bari në ujërat ndërkombëtare për arsye ende të panjohura.
Lajmi u njoftua nga Autoriteti Portual i kryeqytetit pulian. Komandanti i rimorkiatorit u gjet në një gomone shpëtimi në gjendje të mirë.
Nuk ka asnjë lajm për 5 detarë të tjerë të zhdukur. Rimorkiatori po tërhiqte një anije tjetër me 11 anëtarë të ekuipazhit në bord.