Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me tritolin e vendosur gjatë natës në Tiranë, në automjetin në pronësi të 36-vjeçarit Oltion Klosi. Raportohet se Klosi jeton mes Shqipërisë dhe Spanjës dhe dyshohet se aktiviteti i tij në Spanjë të jetë motiv për vendosjen e tritolit. Mësohet se Klosi figuron të jetë një person me precedent penal.
Sai përket ngjarjes, kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin në momentin që vendos tritolin. Ai ka ardhur me biçikletë dhe më pas largohet po me biçikletë pasi vendos tritolin në automjet. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.



