Një tjetër i kërkuar ndërkombëtarisht, pjesëtar i grupeve kriminale të implikuara në trafikimin e lëndëve narkotike, është ekstraduar nga Italia në Shqipëri, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes autoriteteve shqiptare dhe homologëve të Interpolit në Romë.

Shtetasi shqiptar, E. H., 39 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, u dorëzua autoriteteve shqiptare pas një procedurë ekstradimi të finalizuar këtë javë.

Në muajin prill të vitit 2025, Gjykata e Posaçme për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për E. H., i cili akuzohet për trafikimin e lëndëve narkotike gjatë vitit 2021. Trafikimi është realizuar përmes një rrjeti kriminal të strukturuar që vepronte në Shqipëri dhe disa shtete të tjera evropiane.

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Italia, një tjetër pjesëtar i grupeve kriminale të implikuara në trafikimin e lëndëve narkotike, nga Shqipëria në Europë.

Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët e Interpol Romës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. H., 39 vjeç.

Në muajin prill, 2025, GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

39-vjeçari akuzohet se gjatë vitit 2021, ka trafikuar lëndë narkotike, nga Shqipëria, në shtete të Europës, për llogari të grupit kriminal në të cilin bënte pjesë.